Francë-Shqipëri, 7 statistikat më të rëndësishme

Në përfundim të raundit të parë të fazës së grupeve, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë dhe më të rëndësishme kundër Francës e cila do të përcaktojë fatet e Kombëtares kuqezi.

“Gjelat” luajnë për sigurimin e kualifikimit, ndërsa kuqezinjtë kërkojnë pikë të vlefshme pas humbjes ndaj Zvicrës, shkruan Panoram Sport.

Sipas statistikave të publikuara nga “Eurosport” të përballjeve të fundit, francezët kanë fituar 4 nga 6 ndeshjet e luajtura, por Shqipëria nuk është mposhtur në dy ndeshjet e fundit duke marrë një barazim dhe një fitore në miqësore.

1– Përballja e fundit u vendos nga goli i Ergys Kaçes në qershor të vitit 2015.
2– Shqipëria nuk i ka mundur asnjëherë “gjelat” në Francë.
3– Shqipëria ka pësuar 9 gola në 3 transfertat e luajtura në Francë.
4– Shqipëria nuk ka shënuar më shumë se një gol në ndeshjet e fundit ndaj francezëve.
5– Aktualisht, Shqipëria ka humbur dy ndeshjet e fundit, por nuk humbet në ndeshjen e tretë radhazi që prej tetorit të vitit 2013 (në tre ndeshjet e fundit, Kombëtarja ka një fitoren me Katarin dhe dy humbje me Ukrainën dhe Zvicrën).
6– Franca ka humbur vetëm 1 nga 11 ndeshjet e luajtura në Valodrome të Marsejës (kundër Argjentinës në vitin 2009).
7– “Gjelat” kanë luajtur dy herë deri më tani në Marsejë në fazën finale në europian: Një humbje ndaj Çekosllovakisë në vitin 1960 dhe një fitore ndaj Portugalisë në vitin 1984.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button