Sonte hapet festivali i Filmit Francez në Shkup
Sonte me fillim prej orës 20:30, në mënyrë solemne hapet festivali i nëntë më radhë i Kinematografisë Franceze, organizuar nga “Instituti i Kulturës Franceze” në Shkup i cili do të zgjasë deri më 18 qershor, njofton Portalb.
Të ftuar special në këtë festival janë, kori diplomatikë, përfaqësues te mediave dhe gjithë të interesuarit që duan ta përcjellin.
Festivali do mbahet në kinemanë “Milenium” në qendrën tregtare te Shkupit.
Hapja e Festivalit do të bëhet me Filmin:
“RRUGA DREJT STAMBOLLIT”/ ”La Route d’istambull“(2016)
Regjia: Bushareb
Rolet: Astrid Vetnal, Polin Birle, Abel Zhafri.
Kohëzgjatja: 1 orë e 38 minuta.