PDSH akuzon BDI-në për përkrahjen e projekteve monoetnike të Qeverisë

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar BDI-në për përkrahjen e projekteve monoetnike. Derisa BDI janë mbrojtur me atë se Maqedonia është vend multietnik dhe se projektet qeveritare nuk mund të jenë monoetnike, raporton Portalb.

“Paratë u harxhuan në projekte monoetnike. Gjysëm milliard euro në Shtip. Nga Kumanova e deri në Strugë nuk është harxhuar asgjë. Zona të lira ekonomike gjithandej në pjesët me shumicë maqedonase. Gjithë kjo ka ndodhur me leje të BDI-së. BDI sot prap do të votojë një ministër që do të bëjë të njëjtën”, tha deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi.

Për deputetin Rafis Aliti nga BDI, nuk mbajnë akuzat e PDSH-së, sepse, sipas tij, ka pasur edhe shumë projekte në pjesët e banuara me shqiptarë.

“Investimet kapitale janë për të gjithë qytetarët. Spitalet dhe shkollat u takojnë të gjithëve. Maqedonia është vend multietnik dhe nuk mund të ketë projekte monoetnike”, theksoi Aliti.

Deklaratat rrjedhën si pasojë e debatit në Kuvendin e Maqedonisë, pas dorëheqjes së ish zv/kryeministrit dhe ministrit për Financa, Zoran Stavreski./Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Projektet e Qeverise ndaj Vendbanimeve Shqiptare i gjason nje lemoshe (sadaka) ne krahasim me investimet me vendbanime tjera…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button