Ministri Lutfiu mori pjesë në aktivitetet përmbyllëse të projektit për zhvillim profesional dhe në karrierë të mësimdhënësve

Ministri i arsimit dhe shkencës Pishtar Lutfiu sot mori pjesë në ceremoninë me rastin e përfundimit të projektit për zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve.

Në fjalimin e vetë Lutfiu potencoi që aktivitetet e projektit përfunduan, por aktivitetet për realizimin e ndryshimeve të pranuara në këtë fushë vijojnë që tani.

”Reformat në arsim që i zbaton Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë një periudhë më të gjatë janë të orientuara edhe drejt ngritjes së cilësisë së punës së arsimtarëve. Prandaj për ne është shumë e rëndësishme mbështetja që e marrim në këtë drejtim nga USAID-i përmes trajnimeve të shumta për arsimtarë, por edhe për përmirësimin e sistemit për zhvillim profesional dhe në karrierë që e morëm përmes këtij Projekti. Falë angazhimit të gjithë personave të përfshirë në këtë Projekt, kemi pritje të qarta nga profesioni arsimtar, bashkëpunëtor profesional, por edhe drejtor i shkollës. Kompetencat që duam t’i zhvillojmë te profilet e ndryshme të kuadrit edukativo-arsimor janë të ngjashme me pritjet në vende tjera”, u shpreh Lutfiu.

Ministri theksoi që këto dokumente të projektit për zhvillim profesional dhe në karierë të arsimtarëve, duhet të jenë bazë  që në mënyrë më cilësore të punohet në zhvillimin profesional të kuadrit arsimorë. Ai shtoi që mendohet në fakultetet për arsimtarë, institucionet shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e arsimit, duke përfshirë edhe ofruesit e trajnimeve për arsimtarë dhe të vetë shkollave përgjegjëse për zhvillimin e gjithmbarshëm të kuadrit mësimdhënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button