Maqedoni, prej nesër temperatura deri 40 gradë

Prej nesër deri të dielën, rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, ndërsa temperaturat do të lëvizin në interval prej 35 deri në 40 gradë celsius.

Rritje e dukshme e temperaturave pritet të premten dhe të shtunën, kur ekziston mundësi që gjithë territori i shtetit të përfshihet me temperaturë nga faza portokalli, për çka Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se në vazhdimësi do të informojë me rekomandimet përkatëse për mbrojtje nga moti i ngrohtë.

Gjatë ditës së nesërme, vetëm rajoni juglindor do të përfshihet me valën e ngrohtë nga faza e verdhë (alerte). Ky rajon i përfshin qytetet Gjevgjeli, Kavadar, Demir Kapi, Shtip, Radovish, Strumicë, si dhe qytetet dhe vendbanimet përreth, ku parashikohen temperatura më të larta nga të zakonshmet për këtë periudhë të vitit.

Nga Ministra e Shëndetësisë, rekomandojnë që qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta: mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë diellor, shmangie qëndrim në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri në ora 17, konsumim i ushqimit të lehtë dhe të lëngjeve, mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe evitim i konsumimit të ushqimit që prishet lehtë. Për personat e sëmurë rekomandohet që rregullisht ta pranojnë terapinë e caktuar nga mjeku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button