Gati për “Yje të sportit shqiptar 2013”

Shoqata KA Studenti dhe Liga Shqiptare e futbollit në Austri e përkrahur edhe nga komunat e Tetovës dhe Gostivarit, të shtunën, me fillim prej orës 18:00 në sallën e Komunës së Tetovës do të bëjnë shpalljen e sportistëve më të mirë shqiptar për vitin që po e lëmë pas, në manifestimi kulturo-sportiv “Yje të sportit shqiptar 2013”. 

Karateisti i njohur i KK Fati nga Gostivari dhe reprezentues i Maqedonisë, Berat Jakupi do të zgjidhet sportist vendor, karateistja Edita Ademi, sportiste nga Diaspora, atletja Valbona Selimi e KA Studenti, sportiste te femrat, mundësi i KM Liria, Elmedin Sejfullai, sportist tek juniorët, trajner Arlind Huseini i KK Fati e të tjerë. 
Do të shpallen edhe klubet më të suksesshëm, referët, punëtorët sportiv, gazetarët sportivë si dhe shpresat e sportit.

Në këtë manifestim do të marrin pjesë kryetarët e Komunës së Tetovës dhe të Gostivarit, Teuta Arifi, respektivisht Nevzat Bejta, të cilët kanë afirmuar vendin dhe donatorë të tjerë. 
Gjithashtu janë të ftuar edhe Rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti dhe i UEJL-së, Zamir Dika. Mësohet që me një mirënjohje të veçantë të nderohet z.Lazim Destani, i cili e shpëtoi Shkëndijën nga shkatërrimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button