Berat Jakupi nënkampion Evrope në karate

Karateisti shqiptar nga Gostivari, Berat Jakupi ka humbur në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për sendor, që po zhvillohet në qytetin Koxhaeli të Turqisë. Në meçin final në kategorinë deri më 84 kg, që sapo ka përfunduar, Jakupi u mund nga karateisti turk Ugur Aktash edhe atë me deklarim nga ana e referëve pasi lufta përfundoi 0:0. Edhe pse kjo ishte një shans e mirë për Beratin, të fitojë medaljen e parë të arit në kategorinë e seniorëve, edhe pozita e dytë dhe medalja e argjendtë është një sukses i madh për te dhe për Reprezentacionin e Maqedonisë.

Në faqen zyrtare të Berat Jakupit në “Facebook” shkruan se është mundur padrejtësisht. “Berati kthehet me medalje të argjendtë nga Kampionati Evropian në karate për senior, i mbajtur në Koxhaeli të Turqisë. Ndeshja finale u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, por gjyqtarët e ndeshjes shpallën fitues garuesin turk në mënyrë jo profesionale, pasi Berati dukshëm e dominoi ndeshjen nga minuta e parë”, shkruan në faqen zyrtare të Berat Jakupit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button