Medajla e artë për Jakupin dhe bronza për Arsovskin në Lojërat mesdhetare
Karateisti nga Maqedonia, Berat Jakupi fitoi medaljen e artë në Lojërat mesdhetare në Taragona.
Jakupi në finale me 3:2 e mposhti karateistin francez Zhesi da Kosta.
Reprezentuesi i dytë nga Maqedonia, Zharko Arsovski sot në luftë kundër karateistit italian Simone Marino arriti ta fitojë medaljen e bronztë.
Medalje të bronztë në Lojërat mesdhetare dje fitoi edhe karateisti tjetër nga Maqedonia Nenad kelebiq.