Jakupi: “Nga Lojërat Olimpike, do të kthehem me medalje”

Agjencioni për Rini dhe Sport ka organizuar pritje për reprezentacionin e Maqedonisë në Karate, pas suksesit të Berat Jakupit në evropianin e karatesë që u mbajt në qytetin Koxhaeli të Turqisë, ku fitoi medaljen e argjendtë. Pikërisht pas këtij suksesi, karateisti shqiptar në katër vitet e ardhshme do të merë bursën evropiane, që do të jetë për çdo muaj nga 700 euro.

Në takimin me gazetarët Berat Jakupi është shprehur se ka pasur mjaft vështirësi pas lëndimeve që e kishin përcjellë të rikthehet, por thjesht angazhimi i të gjithë stafit të reprezentacionit, kanë bërë që ai të gjej rrugën e suksesit.

“Jam i kënaqur pasi u ktheva në rrugën e vjetër pas shumë vështirësive. Duhej të stërvitëm më shumë se të tjerët, pasi duhej të kthehem nga lëndimi.

Nënkampioni evropian paralajmëroi se ky është vetëm rikthimi në rrugën e sukseseve dhe se do të përgatitet për Lojërat Olmpike “Tokio 2020”, për të fituar ndonjë medalje.

“Ky është vetëm paralajmërim se nga Lojërat Olimpike, do të kthehem me medalje. Të shpresojmë se do t’ia arrijë këtij qëllimi”, ka thënë në fund Berat Jakupi.

Me medlajte të brnonztë në këtë evropian është kurorëzuar edhe karatistja tjetër nga Maqedonia, Jovana Gerogieva. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button