Ministria e Shëndetësisë përdhos gjuhën shqipe

Në klinikën e Bit Pazarit është vendosur një poster në të cilin promovohet vaksinimi, dhe është përkthyer në shumë gjuhë, por përkthimi në gjuhën shqipe është përplot gabime.

Në këtë poster siç e shikojmë edhe në fotografi është shënuar: Mbro, Preveno, Vakcino!, ku sipas profesorit të gjuhës shqipe Zeqirija Ibrahimi, ka mjaft gabime.

“Është shumë vështirë që trajta urdhërore e foljes Mbroj të përdoret në slogan, por gabimi nuk është në trajtën urdhërore të foljes, ka gabim leksikor (te preveno) dhe drejtshkrimor (vakcino)”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se përkthimi i drejtë dhe pa gabime do të duhej të ishte: Mbro! Parandalo! Vaksino!

Sa i përket përkthimeve me gabime, të cilat janë të shumta në Maqedoni, Ibrahimi shton se duhet të kenë kujdes gjatë përkthimit dhe që institucionet duhet të kërkojnë përkthyes adekuat.

Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë nuk japin informacion se kush i ka përkthyer këto slogane apo reklama të vaksinimit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button