Kampionati i Maqedonisë në futboll fillon në muajin gusht

Këtë vit Liga e Parë e Maqedonisë në futboll ka një jubile, pasi që do të luhet sezoni i 25-të me radhë, ndërsa sipas paralajmërimeve nga FFM, kampionati do të duhet të fillojë në fundjavën e parë të muajit gusht.

Edhe pse jo zyrtarisht kalandari është tani më i kompletuar, për këtë duhet pritur pasi që të miratohet nga Këshilli Drejtues i FFM-s, shkaku se nuk dihet saktë se kur do të fillojë sezoni jubilar, i 25-të me radhë. Sezoni 2016/17 do të duhet të fillojë me 7 gusht me ndeshjet e javës së parë të Ligës së Parë, ndërsa Liga e dytë pritet të fillojë me 13 gusht.

Mësohet se ky kampionat do të jetë i fundit për të dy ligat, që luhet në formatin e dy viteve më parë. Ekipet që këtë sezon garojnë në Ligën e Parë janë, FC Shkupi, KF Renova, KF Shkëndija, KF Rabotniçki, KF Bregallnica, KF Sileksi, KF Vardari, KF Pobeda, KF Makedonija Gj.P dhe KF Pelisteri. / Portalb.mk /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button