Prishtinë, AKR-ja lidh koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re kanë nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit në Komunën e Prishtinës.

Përfaqësues të komunës, të cilën e udhëheq Shpend Ahmeti, kanë konfirmuar për Indeksonline se AKR-ja do t’i ketë dy drejtori.

“Po, sot në ora 09:00 të mëngjesit është nënshkruar koalicioni në mes të Vetëvendosjes dhe AKR-së. Kjo e fundit do ti ketë dy drejtori, atë të Kultures dhe ate të Bujqësisë”, thuhet në përgjigjjen e tyre, transmeton Indeksonline.

Besart Vllahinja do të jetë në krye të Drejtorisë së Kulturës ndërsa atë të Bujqësisë e do të drejtohet nga Ferat Makolli.

Ndryshe, AKR-ja i ka katër ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Vlen të theksohet se Vetëvendosje është në bashkëqeverisje në këtë komunë edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button