Maqedoni, çmimet në telefoninë celulare të rritura për 15 %, AKE kërkon operator të ri

Agjencia për Komunikime Elektornike (AKE) krijon kushte për hyrje në operator të ri celular me rrjet dhe operator virtual mobil në tregun e Maqednisë si përgjigje të çmimit të rritur mesatar për minutë bisedë në telefoninë celulare për mbi 15 përqind dhe në internetin celular për afërsisht 20 përqind, informoi sot drejtori i AKE Sasho Dimitrijoski.

Ndryshimet në tregun e telefonisë celulare, theksoi kanë ndodhur me bashkimin e Telekomit të Maqedonisë dhe T-­Mobile dhe të opeatorit të dytë dhe të tretë One dhe VIP, të cilët pas ndërmarrjes edhe të operatorit kabllor Blizu paraqiten si një kompani.

Dimitrijoski tha se AKE nuk i pranon trendet jo të volitshme dhe se nuk do të lejojë që qyetarët të paguajnë më shtrenjtë për shërbimet e njëjta, të cilat deri më tani i kanë shfrytëzuar më lirë. Javën e kaluar kanë dërguar mbi 70 letra për interesim deri te operatorët e njour botëror për kushtet e reja, të cilat i krijon për hyrje të një operatori të ri celular me rrjet dhe për kushtet për hyrje të një operatori virtual mobil në tregun e Maqedonisë. Siç theksoi Vaska Petroviq nga Sektori për rregullativë në AKE, pas bashkimit ka ardhur deri në zvogëlim të pakove të caktuara nga operatorët celularë dhe zvogëlimi i vëllimit të qarkullimit pa u ndryshuar çmimit.

Maqedonia, theksoi, tani është shteti i vetëm në Evropë me vetëm dy operatorë celulare me rrjet. Nga AKE paralajmërojnë se deri nga fundi i muajit do të miratohen ofertat referente të dy operatorëve me kushte dhe çmime të definuara. Konsiderojnë se në këtë mënyrë, çdo operator virtual do të mundet lehtë të nënshkruajë marrëveshje me operatorët ekzistues për shfrytëzim të rrjetit të tyre për ofrim të shërbimeve celulare për parapagues të tyre.

Agjencia për komunikime elektronike ka zhvilluar model për llogari të çmimeve të shërbimeve për bartje të përmbajtjeve digjitale televizive deri te shërbimet përfundimtare, të cilën për televizionet vendore komerciale e siguron one.VIP.

Me këtë model çmimi për 2 Mbit/s është zvogëluar për 50 përqind për nivel nacional dhe 58 përqind për nivel rajonal në krahasim me çmimin fillestar për shërbimin DVB­T, të cilën e kanë paguar radiodifuzuesit në bazë të marrëveshjes së lidhur me operatorin.

Sipas Propozim planit përqëllim të shtrirjes së radiofrekuencave të AKE të gjitha shtrirjet për shërbim celular tani do të jenë teknologjikisht neutrale, respektivisht operatorët do të mund t’i ofrojnë të gjitha shërbimet e tyre në të gjitha shtrirjet, për të cilat kanë marrë aprovime.

Nga fillimi i vitit, AKE ka zgjidhur 490 kontestime, mes shfrytëzuesve dhe operatorëve, nga të cilat pjesa më e madhe, 81, kanë qenë për probleme me internetin celular, 74 për shërbime për bisedë telefonike, 67 për televizion kabllor, 39 për DVB­T, 29 për bisedë në roaming….

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button