Apple braktisi ndryshimin e premtuar për modelet iPhone 15 Pro

Gjenerata e ardhshme iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max nuk do të ketë butonët haptikë të premtuar për shkak të disa problemeve teknike të pazgjidhura përpara se të niste prodhimi në masë sipas raportit më të fundit nga analisti i Apple Ming-Chi Kuo, raporton PCW.

Kuo tha se modelet iPhone 15 Pro do të pajiseshin me butonë të ngjashëm me butonin Home për butonat e volumit. Ato do të sillnin feedback haptik për të simuluar ndjesinë e shtypjes së butonit pa i lëvizur ato fizikisht siç kishte ndodhur me ekuivalentët e tyre mekanikë.

Dy motorë të rinj Taptik do të integroheshin brenda iPhone për këtë qëllim. Kujtojmë se butoni i fundit që funksiononte në këtë mënyrë ishte butoni Home në iPhone 8.

Por tani Kuo thotë se është braktisur kjo ide për shkak të vështirësive teknike dhe iPhone 15 Pro do të mbetet me butonat e tradicionalë mekanikë.

Mënyra e implementimit mbetet një sekret gjithashtu nëse Apple do të aplikojë një buton të vetëm të gjatë volumi apo ti ndajë në butona individualë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button