Mbretëria e Bashkuar ‘ëndrra’ e shqiptarëve, publikohen shifrat e kërkesave për azil

Mbretëria e Bashkuar është kthyer në ëndrrën e shqiptarëve, duke arritur shifra rekord të aplikimeve për azil në 2022, raporton EN. Sipas të dhënave të publikuara nga zyra e statistikave të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar 15,925  shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin që lamë pas.

Shqetësues është fakti se 72% e tyre ose 11 mijë e 300 janë të grupmoshës deri në 29 vjeç.

Të dhënat tregojnë se 13.7% e aplikantëve janë minoren nën 18 vjeç.

58% janë 18-29 vjeç.

27% janë  30-49 vjeç.

Dhe vetëm 1.5% e azilantëve janë mbi 50 vjeç.

Meshkujt janë ata që zënë 84% të numri të aplikantëve.

Shqiptarët ishin kombësia më e madhe, që ka aplikuar për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022, duke zënë 18% të totalit nga e gjithë bota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button