Po përgatitet ligj i ri për pagat, i cili do të publikohet sapo të jetë në fazën përfundimtare, tha Gërkovska

Intensivisht punohet në ligjin për pagat i cili duhet të vendosë sistem të pagesës së drejtë të pagave, dhe sapo të jetë në fazën përfundimtare do të mund të shihet edhe nga publiku, tha zëvendëskryeministrja për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, raporton MIA.

“Sa i përket pjesës për ligjet, ato propozohen nga deputetët. Ne nuk kemi asnjë ndikim këtu në mënyrën se si do të propozohen dhe kur do të propozohen. Parlamenti është punëdhënësi ynë dhe në thelb na zgjedh Parlamenti, dhe ne kryejmë detyrat e Kuvendit… Zgjidhja ligjore është bërë prej disa muajsh, sepse duhet të jetë sistem që do të vendoset, sistem i drejtë. Ministritë kanë punuar intensivisht prej disa muajsh, në momentin e parë, sapo të jetë në fazën përfundimtare, sigurisht që do të vihet në inspektim publik për diskutim. Dhe pas atij momenti do të dimë se cilat janë propozimet në këtë drejtim”, tha Gërkovska në pyetjen e gazetarëve lidhur me ligjin për paga dhe ndryshimin e paralajmëruar të koeficientëve për pagat e zyrtarëve para promovimit të projektit “Rishikimi i udhëheqjes”.

Gjykata Kushtetuese më 23 mars solli vendim me të cilin shfuqizoi dy nene nga Ligji për Paga dhe Kompensime të funskionarëve, me çka u hap mundësia për rritjen e pagave të funskionarëve për 78 për qind. Presidenti Stevo Pendarovski porositi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen, por i bëri thirrje Qeverisë që të gjejë mekanizma që pagat e funskionarëve t’i mbajë në nivelin e njëjtë me ndryshime gjegjësisht ulje të koeficientëve ose të bazës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button