VMRO kundër ndryshimeve në ligjin për dëshmitarë të mbrojtur

Gazetarët që to të bëjnë publik identitetin e dëshmitarit të mbrojtur do të dënohen me burg me kohëzgjatje prej 3 viteve. Këto janë ndryshimet e Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur të propozuar nga deputetët Pavle Trajanov dhe Liljana Popovska por nuk morën numër të mjaftueshëm të votave.

Një nga motivet e propozimit, sipas dy deputetëve, është dënimi me burg prej katër vite e gjysmë që i ishte shqiptuar gazetarit Tomisllav Kezharovski.

Deputetët e opozitës theksuan se do të përkrahin çfarëdo zgjidhje për uljen e dënimit të gazetarit Kezharovski. Ata vlerësojnë se ai nuk e ka shkelur ligjin. 

Deputetët e VMRO-DPMNE-së votuan kundër kësaj iniciative për ndryshim të ligjit.

Lajme të ngjashme

Back to top button