Sasho Ivanovski i kërkoi falje Ermira Mehmetit

Kryeredaktori i portalit “Maktel.mk”, Sashe Ivanovski i ka kërkuar falje deputetes Ermira Mehmeti për dëmin që i është shkaktuar asaj nga publikimi  i një rrëfimi për lidhjen dashurore  midis dy funksionarëve të lartë të VMRO- DPMNE dhe  BDI.

Ne  vetëm e kemi shtruar si çështje duke u përpjekur ta qëllojmë cili është çifti, por gjithsesi jemi të vetëdijshëm për dëmin që ju kemi shkaktuar. Ne e tërhoqëm rrëfimin disa orë pas ndërhyrjes së së disa kolegëve tanë gazetarë të cilët e dinë se kush është çifti i vërtetë,”, shkruan kryeredaktori i këtij portali.

Më tej në kërkimin e faljes, “Maktel” shkruan se ata janë bindur se janë duke e kërkuar çiftin gabimisht tek persona që nuk janë pjesë e tij.

Nuk kishim qëllim të keq, na erdhi një e-mail që gabimisht na orientoi drejt jush. Ne jemi portal i ri dhe gazetarë të rinj dhe gjatë punës bëjmë gabime të pa qëllimshme. Ju lutemi që të na mirkuptoni. Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë për stresin që ju shkaktuam me publikimin e rrëfimit”, shkruan kryeredaktori i këtij portali, duke i kërkuar falje deputetes Ermira Mehmeti.

Reagimi i këtij portalit, ka ardhur pas kërkesës së Ermira Mehmetit për të kërkuar falje për dëmin që i është shkaktuar autoritetit të saj dhe të familjes së saj nga publikimi i kësaj ngjarjeje të rremë.

Lajme të ngjashme

Back to top button