Në Strumicë u mbajt trajnim treditor, të rinjtë mësuan gazetari të bazuar në të dhëna dhe vizualizime

Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ) prej 26 deri më 28 prill në Strumicë e mbajtën në gjuhë angleze trajnimin treditor “Gazetari e bazuar në të dhëna dhe vizualizime”. Në trajnim morën pjesë 11 persona, në radhë të parë studentë dhe gazetarë të rinj nga Rajoni i Vardarit dhe Juglindor i vendit.

Trajnimin e mbajtën tre gazetarë, të udhëhequr nga gazetari eminent i “Njujork Tajms”, Robert Gebelof, i cili ligjëron data gazetari në Fakultetin për Gazetari në Universitetin e Kolumbisë në Njujork. Nga Fondacioni Metamorfozis, si trajnues u kyçën gazetarët Goran Rizaov dhe Bojan Bllazhevski.

Trajnimi treditor u zbatua në mënyrë të kombinuar me ligjërata dhe punë praktike, ndërkaq u përfshinë tema të rëndësishme për punën e mëtutjeshme të pjesëmarrësve, si për shembull definim të terminit “të dhëna” dhe tipe të të dhënave, por edhe prej ku të gjenden të dhënat, si të merren nga PDF fajllet, por edhe të pastrohen në tabela dhe si të kryhet analiza e tyre. Trajnuesit prezantuan edhe disa vegla softuerike dhe viziualizim të të dhënave.

Pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe, ndërkaq çdp grup ka pasur detyrë që të punojë vizualizim nga të dhënat e mbledhura në një temë të caktuar. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit i kanë paraqitur vizualizimet finale. Të rinjtë që janë kyçur në trajnimin treditor kanë marrë certifikatë për aftësitë e fituara, të cilët e jep Qendra Ndërkombëtare dhe Fondacioni Metamorfozis.

Trajnimi që është mbajtur në Strumicë ishte i tretë nga gjithsej katër trajnime që janë mbajtur në gjysmën e parë të vitit 2023. Përveç mundësisë që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri në trajnime, një pjesë e të rinjve më të mirë do të marrin pjesë në punëtoritë që do t’u mundësohet të jenë praktikant në një prej tre mediave të Fondacionit Metamorfozis, Meta, Portalb dhe Vërtetëmatës. Në selektimin final do të zgjedhën dy të rinj që do të realizojnë vizitë studimore në SHBA nën organizim të Qendrës Ndërkombëtare për Gazetarë.

Qëllimi i programit është që t’u sigurohet të rinjve shkathtësi e domosdoshme për raportim të cilësisë së lartë duke shfrytëzuar të dhënat dhe faktet e verifikuara, t’i njoftojë me zbatimin e veglave ekonomike digjitale ose veglat me kod të hapur në punën e tyre dhe t’i lidh me kolegët me mendime të njëjta për këmbim në lidhje me problemet e përbashkëta dhe zgjidhjet potenciale.

Për të gjithë të rinjtë në moshë deri në 29-vjeç që janë nga Rajoni Verilindor dhe Lindor, së shpejti do të publikohet thirrja për paraqitje në trajnim “Mis/dezinformata dhe Verifikim të fakteve”. Trajnimi do të mbahet në Shtip, në fund të muajit maj.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button