Shkëndija filloi me përgatitjet

Futbollistët ‘kuqezi’ sot kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Evropës. Ditët e para do të kalojnë me testime të ndryshme, ndërsa të ejnten skuadra udhëton drejt Sllovenisë, ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve.

Pas grumbullimit të parë, futbollistët u nënshtruan kontrolleve të dhëmbëve, ndërsa kishin edhe matjet FMS (Funcional Movement Screening). Në mbledhjen e parë mungoi shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviq dhe braziliani Victor Juffo, të cilët sonte arrijnë në Tetovë. Gjithashtu munguan reprezentuesit Egzon Bejtullai, Besir Demir, Marjan Radeski, Ennur Totre dhe Mevlan Murati, të cilët janë lënë në pushim të vazhduar për shkak të angazhimeve që kishin në përfaqësueset e Maqedonisë.
Të pranishëm në grumbullimin e parë ishin edhe futbollistët që sezonin e fundit luajtën si huazim në klube tjera, Demir Imeri, Besmir Bojku, Ersin Fetai dhe Meriton Korenica, ndërsa nga e diela në stërvitje duhet të paraqitet edhe Shqiprim Taipi që sezonin e kaluar luajti i huazuar te Horizont Turnova.
Të dielën dhe të hënën ekipi do të punojë njëkohësisht në dy grupe, njëra pjesë në teren, ndërsa tjerët  dhe do të kryejnë testimet (matjet funaksionale të performansave) në Prishtinë. Të martën në Tetovë do të ketë testimet e shpejtësisë, ndërsa të mërkurën planifikohet një seancë stërvitore e karakterit më të lehtë. Të ejnten në mëngjes ekipi udhëton drejt Sllovenisë, ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button