Ministri Lutfiu, mori pjesë në ndarjen e diplomave të studentëve të diplomuar në UT

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, sot mori pjesë në ndarjen e diplomave të studentëve të diplomuar në Universitetin e Tetovës.

Pas fjalës përshëndetëse drejturar nikoqirit Vullnet Ametit, prorektorëve, përfaqësuesve të pushtetit qëndror dhe lokal, profesorëve, studentëve dhe prindërve, ministri Lutfiu, në fjalimin e tij, me dedikim të posaçëm i’u drejtua prindërve te studenteve, me ç’rast shprehu bindjen se në momentin aktual kanë përbushut kushtet fetare, morale si dhe ato kombëtare për fëmijët e tyre.

“Tanimë ju do të jeni ata që do të bartin procese, do të ndërtoni ardhmërinë e vendit dhe gjeneratave që do të vijnë pas jush, prandaj kur të hasni në pengesa, mos u dëshpëroni, mos u dorëzoni, por kujtoni këtë ditë sot, kujtoni fytyrat e buzëqeshura të prindërve tuaj, miqëve e shokëve që sot ju japin përkrahjen në këtë çast kaq të veçantë të jetës suaj, kujtoni nga vini, kujtoni veçantinë e këtij universiteti, thuani vetes: “Unë jam i diplomuari i Universitetit të Abdilselam Eminit”, sepse Bota u takon të fortëve dhe ju jeni të tillë” u shpreh ministri Lutfiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button