Mevlan Murati edhe dy vite me Shkëndijën

Mevlan Murati është rikthyer përsëri në Tetovë te Shkëndija, pas një viti të suksesshëm që kaloi me ekipin e FC Shkupit. Futbollisti tetovar që është edhe reprezentues i rregullt i shpresave të Maqedonisë, sot ka arritur të nënshkruaj kontratë të re me ekipin e Shkëndijës, duke lidhë besnikëri edhe për dy vite të tjera.

“Sot nënshkruajta kontratë të re dy vjeçare me Shkëndijën. Së bashku me “Ballistët” do të luftojmë për tituj. Faleminderit kryesisë së klubit për korrektësinë”, ka thënë Murati në faqen e tij zyrtare në facebook.

Mevlan Murati
Mevlan Murati

Murati gjithashtu nuk e ka lënë pa falënderuar edhe kryesinë dhe tifozët e skuadrës së FC Shkupi.

“Te FC Shkupi kalova një sezon të mrekullueshëm, luftuam për mbijetesë, ndërsa arritëm më shumë se sa pritnin të gjithë. Dua të falënderoj kryesinë e FC Shkupit dhe tifo grupin “Shvercerat Shkup”, për përkrahjen që ma kanë dhënë mua personalisht gjatë gjithë sezonit si dhe gjithë ekipit. Pa tifozët nuk do të mundeshim të arrijmë këto rezultate dhe shpresoj që FC Shkupi do të vazhdojë me rezultate të mira edhe në vitet e ardhshme”, ka thënë Murati duke shtuar në fund se të mirat që përjetohen, nuk harrohen. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button