Kritika nga deputetët gjermanë në lidhje me rezolutën e Bundestagut

Deputeti i Partisë Unioni Demokristian (CDU) në Gjermani Oliver Wittke, duke e kritikuar Parlamentin gjerman për njohjen e pretendimeve armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, tha se ndryshe nga ç‘shpresohet, kjo rezolutë mund ta vështirësojë procesin e pajtimit mes Turqisë dhe Armenisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Wittke, njëri nga dy deputetët të cilët nuk e mbështetën rezolutën gjatë votimit të saj në Parlamentin gjerman, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se “Ajo që dëshiroj unë është zhvillimi i mëtutjeshëm i lirive në Turqi, lirive fetare, mediatike dhe ideore. A ekziston mundësia që një projekt-rezolutë e tillë të ndihmojë në arritjen e këtyre synimeve? Sipas meje, nuk do të ndihmojë”.

Sa u përket shpresave që me këtë projekt-rezolutë në qasjen e Turqisë do të ndodhin ndryshime në drejtim pozitiv dhe se do të kotribuohet në procesin e pajtimit mes Turqisë dhe Armenisë, Wittke u shpreh se “Unë mendoj se kjo rezolutë do të sjellë rezultate tërësisht të kundërta. Kjo rezolutë fokusohet në të kaluarrën, e jo në të sotmen apo të ardhmen. Për këtë arsye unë abstenova gjatë votimit”.

Wittke e shprehu mendimin e tij duke thënë se “Kjo projekt-rezolutë e ka vështirësuar pak më shumë procesin e pajtimit mes Turqisë dhe Armenisë, por mendoj se kjo nuk do të ngelet permanente. Meqë jam optimist, mendoj që për një kohë shumë të shkurtër do t’i kthehemi normalizimit”.

Deputeti demokristian mospraninë e lartë gjatë votimit në Parlamentin gjerman e lidhi me faktin se deputetët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. “Një e treta e deputetëve të parlamentit gjerman nuk morën pjesë në votim. Nuk mendoj se të gjithë pikërisht sot kanë pasur takime të tjera të rëndësishme”, tha Wittke.

Ndërkaq, Wittke gjithashtu u shpreh se Angela Merkel dhe qeveria e saj nuk është në gjendje ta pengojë këtë rezolutë, duke thënë:

“Në fakt, qeveria nuk ka asnjë kompetencë mbi parlamentin. Ne jemi deputetë të zgjedhur, vetë vendosim për vendimit që i marrim. Parlamenti vendosë vetë se me çfarë çështje do të merret dhe këtu nuk e lejon askë që të ndërhyjë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, unë mendoj se kjo projekt-rezolutë nuk është e drejtë”.

Më tej Wittke potencoi se zhvillimet pozitive në Turqi varen nga roli pozitiv që Evropa duhet të marrë në drejtim të pajtimit me Armeninë. “Nëse dëshirojmë që kushtet në Turqi të ndryshojnë, atëherë këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku me Turqinë, e jo duke qenë kundër saj. Në vend që ta nxit zhvillimin e bashkëpunimit me Turqinë, kjo projekt-rezolutë e ka vështirësuar atë”, tha ai.

Me theks të veçantë, Wittke tha se Gjermania duhet ta mbështesë procesin e bisedimeve mes Turqisë dhe BE-së, dhe shtoi se “Evropa dhe Gjermania janë partner të rëndësishëm strategjik me Turqinë. Kanë detyra të rëndësishme të cilat i kanë marrë përsipër bashkërisht, si në fushën e ekonomisë, ashtu edhe në atë politike. Shpresoj që në vend se Evropa t’i thellojë diversitetet në mes Gjermanisë dhe Turqisë, të realizojë bashkëpunim më të afërt”.

“Ajo që duhet të bëjmë është ta përshpejtojmë procesin e Turqisë drejt BE-së. Drejt kësaj ka shumë hapa që Turqia duhet t’i hedhë. Kjo është mjaft e rëndësishme. Vetëm në këtë mënyrë mund ta arrijmë ndryshimin. Sa i përket kësaj, mendoj se jemi në rrugë të drejtë. Do të hapim kapituj të ri në bisedimet për anëtarësim në BE. Duhet që t’i zbatojmë marrëveshjet e BE-së me Turqinë. E këtu nuk bëhet fjalë vetëm për refugjatët, por në të njëjtën kohë ekziston edhe çështja e udhëtimit pa viza për shtetasit e Turqisë. Në këtë pikë, ka pritje për ndryshim në legjislacionin e luftës kundër terrorizmit dhe zhvillim në lirinë e të shprehurit. Besoj që BE-ja dhe Gjermania do të afrohen edhe më shumë me Turqinë. Nuk jam pesimist, por optimist”, tha për fund deputeti i Unionit Demokristian, Oliver Wittke.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button