Rritet numri i viktimave në Gjermani, gjendje alarmuese në Francë

Autoritetet në Gjermani kanë njoftuar sot se kanë gjetur kufomën e viktimës së gjashtë të përmbytjeve në shtetin e Bavarisë, në afërsi të kufirit me Austrinë, njofton TV21.

Me tërheqjen e ujërave, ekipet shpëtimtare kanë vazhduar kërkimin për të gjetur personat, të cilët ende konsiderohen të zhdukur, me autoritetet që qartësuan se janë shtuar përpjekjet për të gjetur një çift të moshuar në qytetin Zimbah.

Që nga fillimi i përmbytjeve në Gjermani javën e kaluar deri me tani kanë humbur jetën gjithsej 11 persona dhe rajonet më të goditura kanë qenë ato në jug të vendit.

Situatë e rëndë raportohet edhe në Francë, ku përmbytjet në Paris ishte paraparë që të arrinin kulminacionin gjatë ditës së sotme, me nivelin e lumit Senë që pritet të ngritët në gjashtë metra mbi nivelin normal. Prognozat meteorologjike nuk janë aspak të favorshme për shumë shtete të Evropës, me reshjet e reja që mund të nxisin sërish evakuime në Gjermani dhe Francë.

Reshje të shiut priten nga Franca deri në Ukrainë, e përmbytjet kanë goditur edhe Belgjikën dhe Poloninë.

Një nga qytetet më të goditura në Francë mbetet Parisi, pasi që lumi Senë ka dal prej shtrati dhe mbi 25 mijë njerëz në kryeqytetin e Francës dhe përreth kanë mbetur pa furnizim me rrymë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button