Drita e rikthen Burhan Mustafën në portë

Portieri nga Shkupi, Burhan Mustafa, i është kthyer ish skuadrës së tij, Drita nga Bogovina, duke nënshkruar marrëveshje deri në fund të stinorit, me mundësi për vazhdimin e saj. 

“Jam i kënaqur që rikthehem te ekipi i Dritës, aty ku kalova çaste të mira kur neve luanim në elitën e futbollit në vend. Për mua Bogovina është një ambient i njohur, pak a shumë lojtarët e njejtë, ashtu që shpresojmë të kemi një gjysëmsezon të suksesshëm. Drita në pjesën e parë të kampionatit ka pas rezultate të mira, ashtu që presim të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë edhe në pjesën e dytë të kampionatit”, tha Mustafa. 

Portieri Mustafa do të jetë përsëri nën urdhëruat e trajnerit Nexhat Shabani me të cilin ishte edhe tek F.C. Shkupi, ku edhe ka filluar karrierën e tij. Drita e Bogovinës ka përfunduar pjesën e parë kampionale në pozitën e gjashtë me 23 pikë të grumbulluara. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button