Gostivar, debati mes këshilltarëve detyron komunën të bëjë lëshime

Këshilltarët e RDK-së, në seancën e Këshillit komunal të Gostivarit, në veçanti kontestuan vendimin për alokim të 300 mije eurove për vazhdimin e ndërtimit të sallës sportive në gjimnazin e qytetit duke argumentuar se financimi i sallave dhe shkollave është obligim i qeverisë dhe se ky investimi i ndërprerë nga viti 2008 nuk duhet të vazhdohet të ndërtohet pa një revizoion komplet nga institucioni kompetent i projektimit dhe ndërtimit.

Këshilltarët e RDK-së, kërkuan që të formohet një komision profesional i cili do të merr në shqyrtim raportin e komisionit të ekspertëve nga Instituti i Fakultetit të Ndërtimtarisë së Shkupit i përpiluar në vitin 2013,  ku raportohet në mënyrë bindëse se gjendja aktuale dhe vazhdimi i ndërtimit të sallës së gjimnazit rrezikon shembjen e çatisë së kësaj salle dhe se ky veprim mund të rrezikojë jetën e mijërave fëmijë që ndjekin mësimet në këtë shkollë të mesme 

Në seancën e 8-të të Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët e RDK-së me argumente të juridike detyruan udhëheqësin aktuale të komunës së Gostivarit që të tërheq pikën e rendit të ditës që kishte të bëj me ndryshimin e Statutit të Komunës në lidhje me ndryshimin e datës së Komunës së Gostivarit për shkak të mosrespektimit të procedurës ligjore rreth ndryshimit të statutit të Komunës.

“Duke pasur parasysh lëshimet e shumta dhe në veçanti faktin se ndërrimi i Statutit bëhet me përkrahjen e 2/3 të votave të këshilltarëve, këshilli komunal për herë të parë nga prilli 2013 deri më sot miratoi vendimin e vetëm të arsyeshëm dhe tërhoqi vendimin për ndryshimin e Statutit të Komunës deri në një afat të pacaktuar”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Qëndrimet dhe argumentimin juridik në emër të RDK që i bëri koordinatori i grupit të këshilltarëve Vesel Memedi.

Këshilltarët e RDK-së argumentuan në mënyrë kritike edhe për propozim-programin e ndërmarrjes publike komunale, ku për pasojë të keq menaxhimit dhe abuzimit me parat publike u kërkua që të miratohet propozim-konkluzion për shkarkim të Memedali Xhaferrit , drejtor i  ndërmarrjes publike komunale. 

Gjatë kësaj seance u debatua edhe për çështje të tjera me rëndësi në lëmin e arsimit, asistencës sociale, ndihmës sportive, programin e bursave dhe aspekte të tjera, çështje këto me rëndësi që menaxhohen në baza ekskluzive partiake dhe selektive.

Lajme të ngjashme

Back to top button