Shkëndija me fitore i fillon miqësoret

Shkëndija ka mundur me rezultat 3:0 Vrapçishtin në një takim kontrollues të zhvilluar të dielën në stadiumin ‘Burimet e Bilianës’ në Ohër, ku skuadra ‘kuqezi’ (këtë ndeshje luajti me fanella të bardha) tani më një javë është duke zhvilluar fazën përgatitore. Në testin e parë në vitin 2014 dhe me formacionin e ‘renovuar’ pas ndryshimeve të mëdha në dimër, shefi i stafit teknik Shpëtim Duro ndeshjen e nisi me formacion intersant me vendosje 3-6-1.

Velii nisi në portë, ndërsa treshen e mbrojtjes e krijuan nga e majta në të djathtë Belica, Nuri Mustafi dhe Ardian Cuculi. Në mesfushë ‘rombin’ e krijonin Useini, Selmani, Pollozhani dhe Nexhipi. Në të djathtë u vendos Imeri, krahun e majtë e mbuloi Junior, ndërsa në sulm i vetmuar kroati Vruçina.

Fillimi i ndeshjes ishte i fuqishëm nga ana e Shkëndijës që dominonte tërësisht në teren, kishte kontrollin e topit dhe deri në minutën e 25-të kur Imeri shënoi golin e epërsisë, të përzegjedhurit e Shpëtim Duros krijuan 6-7 raste të mira për gol, duke mbajtur kundërshtarin të shtypur në pjesën e vet. Kanosjen e parë e solli Slemani në minutën e 4, mirëpo Jashar priti goditjen e tij. Në minututën e 7 aksion i Vruçinës që depërton në krahë, ndërsa ndalet në mënyrë të parregullt nga Ramadani, ndërsa arbitri Markovski me të drejtë tregon në pikën e bardhë. Nderim Nexhipi mori përgjegjësinë për të goditur, mirëpo topi përplaset vetëm në shtyllën e portës së Vrapçishtit. Dy minuta më vonë kansoje e re mbi portë e Nexhipit, ndërsa në minutën e 11 Vruçina për mrekulli depërton në krah të majtë dhe assiston në pesëmetërsh, mirëpo Ramadani pastron para Nexhipit. Në minutat në vazhdim pasojnë dy tentime të Demir Imerit, mirëpo në të dyja rastet Jashar shfaqet i sigurtë në portë. Ndryshimi erdhi në minutën e 25 kur Vruçina përsëri ‘shpartallon’ krahun e djathtë të mbrojtjes së Vrapçishtit dhe assiston para zonës, ndërsa Imeri shënon për 1:0, duke shënuar golin debutues në fanellën e Shkëndijës./ KF Shkëndija / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button