Barca shpejt riktheu pozitën e parë

Barcelona i është rikthyer pozitës së liderit në La Liga pas fitores me Malagën e rezultat 3:0.
Gerard Pique shënoi golin e parë në ndeshje kur në minutën e 40 realizoi për 1:0. Një asistim të bukur nga Messi në minutën e 55, Pedro e konkretizoi në gol për 2:0. Pesë minuta më pas Messi filloi një soloaksion duke bashkëpunuar me Pedron i cili asistoi për Sanchez që shënoi për 3 :0.

Pas një kohe të gjatë skuadrës së Barcelonës iu rikthye edhe Afellay që luajti në pesë minutat e fundit të ndeshjes.

Barcelona me këtë fitore është në vendin e parë me 54 pikë, aq sa ka edhe Athletico Madridi. Reali tani zbret në vendin e tretë me një pikë më pak.

Lajme të ngjashme

Back to top button