Arsenali vazhdon me fitore

Arsenal ka arritur të triumfoj edhe në xhiron 13-të të Premier Leagues angleze.

“Topçinjtë” kanë arrit të shënojnë fitore si mysafirë ndaj skuadrës së Cardiff Cityt me rezultat prej 3:0, fal golit të Aaron Ramsey dhe Mathiu Flamini.

Arsenal pas sulmeve të njëpasnjëshme ia arriti të kaloi në epërsi në minutën e 29-të të ndeshjes me anë të golit të mesfushorit, Aaron Ramsey, i cili finalizoi një harkim të ish-lojtarit madridlen, Mesut Ozil.

Të besuarit e trajnerit francez, Arsene Wenger shënuan edhe golin e dytë, atë të sigurisë katër minuta para përfundimit të ndeshjes me anë të mesfushorit, Mathiu Flamini.

Por, ky nuk ishte goli i fundit për londinezët, pasi që Ramsey në kohën shtesë vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 3:0 për Arsenalin.

Pas kësaj fitoreje, Arsenal mbetet lider i ligës elitare angleze me 31 pikë, ndërkaq Cardiffi zbret në pozitë e 17-të të renditjes tabelore me 13-të pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button