Javë e bereqetshme për ekipet shqiptare të Ligës së Dytë

Është përmbyllur dhe sezoni vjeshtor i Ligës së Dytë me ndeshjet e xhiros së 15-të. Një ndër fitoret më të papritura e ka marrë ekipi i Rrufejës së Miletën e cila në Veles ka mundur Borecin me rezultat të pastër 2:0. 

Në derbin e dy ekipeve shqiptare, që në Kërçovë janë takuar Zajazi dhe Shkupi, pikët kanë mbetur për ekipin e Zajazit, skuadër kjo që ka ndalur hovin e shkupjanëve. 

Golat për ekipin vendas i kanë shënuar Kadria dhe Tani, ndërsa rezultatin e ka zbutur kurse shkupjanët u kthyen me një gol të shënuar nga Enis Mustafa, i cili sapo ka nënshkruar për ekipin sendor të KF Shkupi. 

Pikë të madhe si mysafire ka fituar Vrapçishti, të cilët në Strumicë barazuan 1:1 me Tiverijën, ndërsa golin për Vrapçishtin e kishte shënuar Islami.  

Drita e Bogovinës shënoi fitore në fushë të vet kundër Pobeda Junior me rezultat minimal 2:1, falë golave të shënuar në pjesën e parë nga Bilbilovski dhe Jonuzi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button