Ballkani nga Kosova ekipi i vetëm shqiptar që do të luajë sivjet në garat evropiane

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u zhvillua ndeshja kthyese ndërmjet Ballkanit të Suharekës dhe ekipit të Shkupit në garën për t’u kualifikuar në Conference League, transmeton Portalb.mk.

Shkupi e filloi ndeshjen shumë keq pasi që në minutën e dytë futbollisti i tij u ndëshkua me karton të kuq.

Pjesa e parë mbaroi me rezultat 0-0.

Mbrojtjen e hutuar të Shkupi në minutën e 69-të e ndëshkoi ekipi vendas, duke shënuar për zhbllokim të rezultatit, 1-0.

Me rezultatin e kësaj ndeshje 1-0, dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-1, ekipi i Ballkanit nga Kosova kualifikohet në Conference League.

Stadiumi Fadil Vokrri, Kosova, FFK, Prishtina, Ballkani

“Duke shfaqur konsiderate te larte ndaj të gjithë të interesuarit për të ndjekur ndeshjen, ju njoftojmë se të gjitha biletat janë shitur dhe më nuk ka mundësi qe te pajiseni me biletë”, deklarojnë nga KF Ballkani disa orë para fillimit të ndeshjes.

Ekipi kërkoi falje, duke theksuar se kapacitetet e stadiumit janë të limituara, stadium i cili ka mbi 13 mijë ulëse.

Shkupi në sezonin 2021/22 është shpallur kampion në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë Ballkani i Suharekës është shpallur kampion në kampionatin e Republikës së Kosovës.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve në Shkup mbaroi me rezultat 1-2 në të mirë të ekipit nga Kosova, përkundër që të parët në epërsi kishin kaluar shkupjanët.

Ballkani do të jetë ekipi i vetëm shqiptar në këto gara evropiane, pasi në Europa League dhe Champions League nuk ka asnjë ekip shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kosova apo Shqipëria.

Deri më tani vetëm ekipi korçar KF Skënderbeu ka arritur të kualifikohet në garat evropian, në sezonin 2015/2016 mori pjesë në Europa League. Një vit më vonë ky ekip u dënua nga UEFA për 10 vite mospjesëmarrje në garat evropiane për shkak kurdisjes së ndeshjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button