Me tre gola mbaroi ndeshja e parë ndërmjet Shkupit dhe Ballkanit

Dy ekipet shqiptare, Shkupi dhe Ballkani, janë përballur sonte në ndeshjen e parë për të siguruar pjesëmarrjen në kampionatin evropian Conference League në sezonin 2022/23, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja filloi në ora 21:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Adetunji, ndërsa mysafirët barazuan përmes Rrahmanit po në pjesën e parë, 1-1.

Shkupi – Ballkan

Në pjesën e dytë Ballkani arriti të shënojë përmes Korenicës, 1-2.

Shkupi - Ballkan 1-2
Shkupi – Ballkan 1-2

Të enjten e ardhshme në Prishtinë do të luhet ndeshja kthyese. Ekipi me rezultatin më të mirë nga të dy ndeshjet, do të kualifikohet.

Shkupi në sezonin e kaluar ishte kampion i Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Ballkani ishte kampion i BKT Superligës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button