Për herë të dytë brenda një sezoni, Shkupi e shkarkoi trajnerin e njëjtë

Kampionët aktual të Maqedonisë së Veriut, Klubi i Futbollit Shkupi, kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Goce Sedloski, që sipas ekipit vlerësohet si “trajneri që e bëri Shkupin kampion pas 20 vitesh”, transmeton Portalb.mk.

“Nga sot kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin tonë të nderuar, i cili e bëri ekipin tonë kampion pas 20 vitesh dhe i dha klubit tonë shumë gjëra të mira dhe arritje të suksesshme”, deklarojnë nga KF Shkupi.

Ata theksojnë se në një moment, përsëri mund të bashkohen rrugët e tyre.

“Kjo ndarje erdhi me marrëveshje të përbashkët me trajnerin tonë, i cili mendon se klubi ka nevojë pë “gjak të ri” dhe një transformim i këtillë do të jetë më i dobishëm për ekipin. Besojmë se rrugët tona do të mundë të bashkohen përsëri në një moment dhe kohë tjetër”, raportoi KF Shkupi.

Ekipi falënderoi trajnerin për momentet e mira, duke vlerësuar se ai do të kujtohet gjithmonë me dashuri dhe respekt.

Në fundjavë, me mbylljen e ndeshjes ndërmjet Skopjes dhe Shkëndija, u ngushtua diferenca ndërmjet KF Shkupit dhe Shkëndijës. Me mbylljen e kësaj jave, Shkëndija ka 41 pikë nga 22 ndeshje, Shkupi 42, ndërsa Struga 46 pikë.

Ndryshe, më 25 gusht të vitit të kaluar, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u zhvillua ndeshja kthyese ndërmjet Ballkanit të Suharekës dhe ekipit të Shkupit në garën për t’u kualifikuar në Conference League. Me rezultatin e kësaj ndeshje 1-0, dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-1, ekipi i Ballkanit nga Kosova kualifikohet në Conference League. Pas këtij dështimi, Sedloski ishte larguar nga ekipi, për t’u kthyer pas disa ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button