Bayerni dhe Dortmundi nuk ndalen (Video)

Bayern Munich nuk ndalet së fituari as në xhiron 14-të të Budesligas gjermane.

“Bavarezët” kanë arrit të shënojnë fitore me lehtësi si vendas ndaj skuadrës së Braunschweig me rezultat të pastër prej 2:0, fal dy golave të Arjen Robben.

“Rekordmeister” kaluan në epërsi qysh në minutë e dytë të ndeshjes me anë të golit të sulmuesit holandez, Arjen Robben, i cili shtoi avantazhin prej dy golave për kampionin gjerman në minutën e 30-të të takimit.

Megjithëse se të besuarit e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola e kërkuan edhe golin e tretë, këtë nuk ia arritën në saje të pritjeve të portierit të ekipit mysafirë, Davari, i cili ishte lojtari më i disponuar për ndeshje në radhët e Braunschweig dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultatin e arritur n pjesën e parë, atë prej 2:0 për Bayernin.

Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich mbetet lider i ligës elitare gjermane me 38 pikë, ndërkaq Braunschweig nuk lëviz nga pozita e fundit në tabelë me tetë pikë.

Ndërkaq, dy ndjekësit më të afërt të Bayernit, Bayer leverkusen dhe Borussia Dortmund kanë arritur të shënojnë fitore. Leverkusen triumfoj ndaj Nurnberg me rezultat prej 3:0, ndërsa Dortmund mposhti Mainzin me rezultat prej 1:3.

Lajme të ngjashme

Back to top button