E konfirmuar, “Kafeneja Jonë” rikthehet në TV

“Kafeneja Jonë” do të rikthehet serish. Një lajm që me siguri shumë njerëz e kanë pritur, tashmë u konfirmua.

Aktorja Teuta Krasniqi, e njohur më mirë me rolin e Sarandës e ka konfimruar lajmin për “ShowBiziOnline”.

“Kafeneja do të vazhdoj. Skenarët janë duke u shkruar, poashtu ka shumë të interesuar për financim të serialit dhe në muajin Maj do të fillojmë me provat e para për sezonin e ri të serialit “Kafeneja Jonë”. Jam jashtëzakonisht e lumtur, ashtu siç besoj janë gjithë shikuesit e serialit. Këtë e them duke u bazuar ne faktin që edhe pse Kafeneja ka përfunduar që dy vjet e gjysmë, shikuesit pandërprerë e kanë kërkuar vazhdimin e serialit. “Kafeneja Jonë” po rikthehet dhe ky është një lajm shumë i gëzuar për të gjithë”, ka thënë Teuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button