Kristian Danielson në Shkup në takim me liderët partiakë

Drejtori i Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristian Danielson sot në Shkup do të takohet me liderët e katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos. Sipas misionit të KE-­së në Shkup, Danielson do të takohet me kryetarët e BDI­së, Ali Ahmeti, PDSH­-së Menduh Thaçi, VMRO-DPMNE-­së Nikolla Gruevski dhe të LSDM­-së Zoran Zaev, si dhe kryetarin e Qeverisë të angazhuar për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare, Emil Dimitriev.

Në Bruksel dje Danielson realizoi takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili pas takimit deklaroi se bëhet fjalë për gjendjen aktuale politike në vend dhe për procesin e organizimit dhe përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, të caktuara për më 5 qershor. Drejtori i Drejtorisë për zgjerim vjen për vizitë në Maqedoni një ditë para shpërbërjes së paralajmëruar të Parlamentit, ndërsa sot deputetë duhet të votojnë për zgjedhjen e ministrave të rinj në Qeveri, të propozuar nga BDI-­ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button