BE-ja me armë të reja në luftërat tregtare

Malinka Ristevska Jordanova

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane. 

Para mbledhjes së kryesisë së BE- Kinë është harmonizuar qëndrimi mbi Rregullativën kundër detyrimit ekonomik

Javën e kaluar institucionet evropiane arritën një marrëveshje politike pas negociatave për instrumentin e ri të BE-së kundër detyrimit ekonomik. Pritet që akti me emrin e plotë “Rregullativa e Parlamentit evropian dhe Këshillit për mbrojtjen e unionit dhe shteteve anëtare të tij nga detyrimi ekonomik nga ana e vendeve të treta”, pas “hekurosjes së detajeve” të sillet deri para pushimeve verore. Procedura zgjati dy vite të zakonshme, pas propozimit në dhjetor të vitit 2021.

Fillimisht instrumenti ishte i motivuar nga beteja tregtare me SHBA-në, para së gjithash aplikimin e doganave nga ana e SHBA-ve për hekurin dhe çelikun evropian. Mirëpo, tani në mënyrë primare është i drejtuar kah Kina, e cila, sipas BE-së, përdor masa të detyrimit ekonomik për arsye politike. Shembulli i tillë më i theksuar ishte Lituania. Në këtë rast Kina e ndaloi në mënyrë të njëanshme importin e një numri të madh produktesh nga Lituania, por edhe eksportin e produkteve të caktuara nga Kina në Lituani. Ky hap i Kinës vijonte pasi në Vilnus, kryeqytetin e Lituanisë, u hap një zyrë e Taivanit. Masat e aplikuara nga Kina e ulën për 80% eksportin e Lituanisë në Kinë. Mirëpo, efekti nuk ra vetëm mbi Lituaninë, sepse masat u referoheshin edhe produkteve që përmbajnë pjesë të prodhuara në Lituani, kështu që patën ndikim edhe mbi tregun më të gjerë të vetëm të BE-së.

Për këtë lëndë, si dhe për lëndën me realizimin e të drejtave të pronësisë intelektuale (që për momentin ka më së shumti rëndësi për teknologjitë informatike) BE-ja inicioi procedurë para Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Mirëpo, procedura para OBT-së është e gjatë dhe e ngadalshme, që është edhe një nga motivet që institucionet evropiane vendosën të krijojnë një instrument të tyre me të cilin do të mund të përgjigjen më shpejt dhe në mënyrë më efikase ndaj detyrimit eventual ekonomik nga shtete të treta. Pasqyra më e gjërë është më komplekse. Sipas vlerësimit të ndikimit të rregullativës së propozuar, përdorimi gjithnjë e më i madh i detyrimit ekonomik në botë gjithnjë e më shumë i shkrin kufijtë midis interesit ekonomik dhe atij gjeopolitik.

Rregullativa e propozuar u referohet kundërmasave që mund t’i aplikojë BE-ja ndaj ndonjë pale të tretë. Lista e kundërmasave që mund t’i aplikojë BE-ja është e gjatë dhe përmban suspendim të doganave të privilegjuara, rritje të doganave, lejeve për import, kufizime të qasjes deri te furnizimet publike, shërbimet dhe investimet. Kundërmasat mund të jenë të drejtuara ndaj individëve, kompanive dhe shteteve të treta. Për ato do të vendoset sipas rregullave të politikës tregtare, ndërsa Komisioni evropian do të miratojë akte për zbatim.

Instrumenti është pjesë e masave në sferën e politikës tregtare të cilat duhet të kontribuojnë për “autonomi strategjike” të BE-së, koncept që më fuqishëm e promovonte presidenti francez Makron gjatë kohës së presidencës së Francës. Përkrah këtij instrumenti, janë përfunduar ose janë në vijim edhe disa iniciativa të tjera. Të këtilla janë, midis tjerash, ndryshimet e rregullativës për subvencione publike të huaja të kompanive të veprojnë në BE, rregullativa për bllokim – kundërmasa për sanksione ekstraterritoriale ndaj operatorëve të BE-së në vende të treta dhe rregullativa për prokurime publike ndërkombëtare.

Informuesi në Parlamentin evropian Lange do ta quajë instrumentin e ri “pushkë që gjuan, e jo pistoletë me ujë”. Megjithatë, përfqësuesit zyrtarë evropianë theksojnë se qëllimi i instrumentit është para së gjithash t’i zbrapsë shtetet e treta nga aplikimi i masave ekonomike të detyrimit. Këtë së fundmi e theksoi edhe presidentja e Komisionit evropian Fon Der Lajen në prononcimin e saj para Think-Tank-ut CEPS në Bruksel, u referua në vizitën e saj në Kinë, së bashku me presidentin e Francës Makron këtyre ditëve.

Se çfarë roli do të ketë ana tregtare nga kjo histori në marrëdhëniet shumë komplekse midis BE-së dhe Kinës do të jetë më e dukshme tashmë pas takimit të fundit të kryesive BE-Kinë. Sidoqoftë, fakti se në vitin 2022 Kina është shteti më i përfaqësuar në BE (20,8%), ndërsa i treti për nga eksporti (9%), dukshëm i përcakton kornizat e masave që të dyja palët mund t’i përdorin në marrëdhëniet tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button