Paçovski:Dueli me Shkupin, është ndeshja jonë më e vështirë

Tani kur reprezentacioni i Maqedonisë ka përfunduar ndeshjet miqësore, të gjithë sytë janë kthyer nga kampionati vendor, duke marrë parasysh se java e 24-të e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë do të sjell derbin më të madh në vend, kur në stadiumin e Çairit në Shkup do të përballen dy rivalët e vjetër, Shkupi kundër Vardarit. Edhe ndeshja e parë që hap tiparin e javës së 24-të, është po aq interesante, kur të shtunën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup takohen Rabotniçki dhe Shkëndija.

Portieri i Vardarit, Tome Paçovski ka paralajëmruar se udhëtimi në Çair te FC Shkupi do të jetë ndër më të vështirët për ekipin e tij, ku skuadra kuqezi kërkon tri pikë për të mbajtur diferencën më Shkëndijën, ndërsa nga ana tjetër futbollistët e Shkupit kanë paralajmëruar se dëshirojnë të fitojnë vetëm për tifozët e tyre të flaktë “Shvercerat”, duke e ditur se janë shumë pranë të sigurojnë “play-off”-in dhe se nuk luajnë këtë sezon në garat ndërkombëtare.

Pamje nga ndeshja Shkupi - Vardari (Arkiv)
Pamje nga ndeshja Shkupi – Vardari (Arkiv)

Ne duhet të durojmë deri në fund. Fanella e Vardarit ka peshën e saj dhe të gjithë ne e dimë atë. Fundjavën që lamë pas kishim një kontrolluese të mirë, ku luajtëm ndeshje të bukur. Deri tani në pesë ndeshjet e sezonit pranveror kemi fituar dhe kërkojmë të vazhdojmë kështu për të arritur atë që kemi planifikuar. Për mendimin tim ne na pret një nga udhëtimet më të vështira, ku do të luajmë kundër Shkupit. Ata kanë numër të madh të tifozëve dhe janë të ndezur për të na marrë pikë. Shpresoj të jemi të koncentruar dhe të motivuar maksimalisht dhe se do të vazhdojmë me serinë e fitoreve”, ka potencuar Paçovski. Ndeshja Shkupi – Vardari luhet të dielën me fillim në ora 16:00. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button