“Shvercerat” po ndezin motorët për derbin Shkupi – Vardari

Nga dita në ditë, as sa afrohet e diela kur do të luhet java e 24-të e Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë, emocionet dhe interesimi për këtë ndeshje veç sa vjen dhe rritet. Përkujtojmë se në ndeshjen e fundit në mes këtyre dy ekipeve në tribunë e vetme të stadiumit të Çairit, nuk kishte vend të zbrazur dhe ishte e vështire lëvizja, ndërsa pothuajse për herë të parë në historinë e futbollit në Maqedoni, tribuna ishte mbushur përplot më shumë se një orë e e gjysmë.

Por si duket e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë të diel, ndërsa kësaj radhe “Shvercerat” kanë vendosur që futbollistët e klubit të tyre të zemrës ti përkrahin edhe në stërvitjet, kështu që ata përmes faqes së tyre zyrtare në “Facebook”, i kanë ftuar të gjithë tifozët që të premten të mblidhen në stadium për tu thënë lojtarëve se ata nuk janë vetëm, por pas tyre qëndron i gjithë Shkupi. Ju sjellim ftesën e plotë që është publikuar në “Facebook”. /Portalb /

FTESË!

Ftojmë të gjithë Shvercerat, të vijnë në numër sa më të madhë të premten në ora 16:00 te stadiumi Çairit, për t’i motivuar lojtarët në trajnimin e fundit, dhe t’u tregojmë se nuk janë vetëm se pas tyre qëndron i gjithë Shkupi. Andaj krejt së bashku të premten tek stadiumi i Çairit.

‪#‎PËRFITORE!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button