Drejtësinë në derbin e Çairit e ndan Meçkarovski

Në përballjen e dy ekipeve nga Shkupi, që është dhe ndeshja derbi e javës së 24-të në mes FC Shkupi dhe Vardarit, nga FFM kanë vendosur që të dërgojnë një nga arbitrat më të mirë të vendit.

Dimitar Meçkarovski është deleguar si gjyqtar kryesor i ndeshjes derbi të xhiros së 24-të, në mes FC Shkupi dhe Vardarit, duel ky që do të luhet të dielën në Çair me fillim nga ora 16:00. Ndërsa ndeshjen tjetër derbi, e që do të luhet një ditë më herët, pra të shtunën në arenën “Filipi i Dytë”, Rabotniçki – Shkëndija, do të referojë Dejan Jakimovski. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button