Britani, një faqe interneti peticion që “Cameron-it mos ti lejohet kthimi në vend”

Në peticionin e nisur për të mos pranuar në vend pas pushimeve të Pashkëve kryeministrin britanik David Cameron deri më tani mbështetje kanë dhënë 27 mijë e 938 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në peticionin e faqes “Change.org” ku nisi peticioni online në lidhje me çështjet sociale dhe politike në botë thuhet se “David Cameron është kërcënim për interesat e shkurtra, afatmesme dhe të gjata të vendit. Britania e Madhe nuk duhet të lejojë kthimin në vend të Cameron pas pushimeve në Lanzarote të Spanjës”.

Në peticionin e nisur nga gazetarja dhe ish këshilltarja e shëndetësisë Kerry-Anne Mendoza duke iu drejtuar ministres së Brendshme britanike Theresa May për mos pranimin e Cameron deri më tani janë nëshkruar 27 mijë e 938 persona.

Cameron në një deklaratë të bërë disa javë më parë iu rekomandoi qytetarëve të vendit që të kalonin pushimet e Pashkëve në veri të vendit i cili ishte prekur nga përmbytjet.

Ndërsa lideri i Partisë Liberal Demokrate Tim Farron tha se “Cameron personalisht duke mos marrë në konsideratë rekomandimin e tij, ai ka preferuar që pushimet e tij ti kalojë në Spanjë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button