Cameron: Britania nuk duhet ti kthejë shpinën Evropës

Kryeministri britanik David Cameron duke shprehur keqardhjen e shteteve evropiane për vendimin “Brexit” të vendit të tij tha se “derisa Mbretëria e Bashkuar ndahet nga BE-ja ajo nuk duhet ti kthejë shpinën Evropës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Cameron dje mori pjesë në ditën e parë të Samitit të BE-së në Bruksel, ku në darkën e punës të Samitit është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

Në një deklaratë pas darkës së punës Cameron tha se bisedimet kanë kaluar në një atmosferë të mërzitshme.

“Partnerët tanë në Evropë shprehin keqardhje që kemi planifikuar të ndahemi nga BE-ja. Por bisedimet kanë qenë konstruktive, pozitive dhe të qeta. Ka një qasje se duhet të jemi në një marrëdhënie të afërt në çështjet si të tregtisë ashtu dhe të sigurisë. Mbretëria e Bashkuar teksa ndahet nga BE-ja ajo nuk duhet, nuk do ti kthejë shpinën Evropës”, tha kryeministri britanik.

Ai ka mbrojtur idenë se ka qenë i drejtë vendimi për referendumin në lidhje me anëtarësimin në BE. “Jepni përpjekje për një gjë që e besoni. Nëse fitoni mirë. Nëse humbisni jeni të detyruar të pranoni rezultatin”, tha Cameron.

Ndërkohë mësohet se kryeminstri Cameron nuk do të marrë pjesë në ditën e dytë të Samitit të liderëve që do të mbahet sot.

Cameron pas vendimit të “Brexit” pati deklaruar se në kongresin që do të mbahet në vjeshtë do të linte detyrën e tijë si lider i Partisë Konservatore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button