David Cameron do të takohet me liderët e BE-së

Kryeministri i Britanisë së Madhe do të takohet me liderët e Bashkimit Evropian për herë të parë që nga votimi i Britanisë së Madhe për t’u shkëputur nga BE.

BBC njofton se Cameron do të diskutojë ndërlikimet e largimit të Britanisë nga BE, si dhe hapat e ardhshëm në Samitin e BE-së në Bruksel, përcjell Gazeta Express.

Liderët gjerman, francez dhe italian thanë dje se nuk do të këtë bisedime formale apo joformale për largimin e Britanisë në këtë fazë.

Ndërkohë, sekretari i Shëndetësisë, Jeremy Hunt, ka bërë thirrje për një referendum të dytë për kushtet e largimit të Britanisë.

Ai ka thënë se procesi i largimit duhet të shtyhet deri pak para zgjedhjeve të ardhshme – që do të thotë shtyrje deri pas vitin 2022 më së paku.

Ai është ministri i parë qeveritar që del publikisht të bëjë një thirrje të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button