Mbretëria e Bashkuar sanksionoi agjentët e FSB-së pas arrestimit të Vladimir Kara-Murza

Britania e Madhe ka sanksionuar 5 persona të lidhur me helmimin dhe arrestimin e politikanit dhe gazetarit Vladimir Kara-Murza, shkruan Top Channel.

Shtetasi britaniko-rus u dënua me 25 vjet burg nga Rusia të hënën me akuzën e tradhtisë. “Në realitet, ai tha me guxim të vërtetën për pushtimin e paligjshëm të Putinit në Ukrainë”- tha në një deklaratë Ministria e Jashtme.

Agjentët e FSB-së, Alexandër Samofal dhe Konstantin Kudryavtsev, janë sanksionuar. Dyshja ishin anëtarë të ekipit operacional që ndoqi zotin Kara-Murza në udhëtime të shumta përpara se të helmohej si në vitin 2015, tre muaj pasi miku i ngushtë dhe politikani i opozitës Boris Nemtsov u vra, dhe në 2017.

Elena Lenskaya – një gjyqtare që miratoi arrestimin e Vladimir Kara-Murza, së bashku me Denis Kolesnikov dhe Andrei Zadachin – hetues të përfshirë në arrestimin e Kara-Murza, janë sanksionuar gjithashtu. Të pesëve iu është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar dhe çdo pasuri që ata mbajnë në vend është ngrirë.

Sekretari i Jashtëm, James Cleverly tha: “Sot pesë individë të lidhur me rastin e tij janë sanksionuar, duke dërguar një mesazh të qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të qëndrojë për këtë trajtim të një prej shtetasve të saj.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë zotin Kara-Murza dhe familjen e tij. Unë i bëj thirrje Rusisë që ta lirojë atë menjëherë dhe pa kushte.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button