Nuri Bajrami: Ndryshimet në qeverisje dhe emërimet në funksione me pazare politike e kanë përkeqësuar korrupsionin

Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar zbatoi një përqindje zhgënjyese të aktiviteteve kundër korrupsionit. Por, ajo që është akoma edhe më zhgënjyese është fakti se nga viti 2021, kjo përqindeje është përgjysmuar. Përkatësisht, nëse në vitin 2021 janë realizuar 20 përqind, në vitin 2022, ky numër ka rënë në 10%. Për të diskutuar mbi këtë problematikë, Portalb.mk, intervistoi, anëtarin e Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), Nuri Bajrami, nga i cili komision, dolën edhe këto të dhëna dëshpëruese. Për Bajramin, niveli i tillë i implementimit të aktiviteteve anti-korruptive, ka shumë arsye, por një ndër to është edhe operimi me kuadër politik, përkatësisht të zgjedhur me pazare politike dhe jo sipas sistemit të meritës.

Çfarë mbi Strategjinë nacionale dhe pse nuk implementohet nga Kuvendi?

Nuri Bajrami: Është kompetencë e KSHPK-së që të hartojë Strategji Nacionale kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave, Strategji nacionale pesë vjeçare, dhe për çdo vit duhet të kalojë në Kuvend, aprovohet nga Kuvendi dhe pastaj çdo vit, ashtu si raportin e punës që e dorëzon Komisioni për vitin paraprak, dorëzon edhe raport për implementimin e stragjisë nacionale për vitin paraprak deri më 31 mars të vitit gjegjës. Do të thotë brenda këtij viti kemi dorëzuar raport për vitin paraprak dhe ajo është komptenecë ligjore. Është mbajtur mbledhje e veçantë, publikisht ka kalu raporti, është aprovuar me shumicë votash nga anëtarët e Komisionit dhe pastaj është dorëzuar në Parlament. Për fat të keq ende s’ka kaluar raporti për implementimin e Strategjisë nacionale për pengimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave për vitin 2021, dhe paramendo se kur do të kalojë për vitin 2022, dhe krejt kjo për hir të pengesave që ndodhin në punën e Parlamentit për shkak të interesave të ngushta pratiake, përplasjeve politike, etj.

Është përgjysmuar përqindja e zbatimit të aktiviteteve anti-korruptive nga viti paraprak, pse, a po përkeqësohet situata?

Nuri Bajrami: Pse bie implementimi? Ndryshimet në qeverisje, ndërrimi i shpeshtë i njerëzve në pazare politike. Ndërrimi i shpeshtë i niveleve udhëheqëse, qoftë, ministror apo drejtorëve, sekretarëve ekzekutiv, ka sjellë deri te situata që të ndryshohet struktura e njerëzve të cilët në bazë të ligjit për pengimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Në bazë të principit të inkluzivitetit kanë qenë pjesëmarrës në detektimin e rreziqeve të korrupsionit dhe konfliktit në fusha të ndryshme. Definimin e fushave dhe sektorëve konkret që do të trajtohen në atë Strategji nacionale. Në përcaktimin e aktiviteteve dhe masave, të cilat duhet të ndërmerren për eliminimin  e rreziqeve të detektuara. Njerëzit, të cilët kanë qenë të ftuar në hartimin estrategjisë nacionale në një periudhë gjashtë-mujorëshe në më shumë tavolina pune, tryeza të rrumbullakëta, në ndërkohë janë ndryshuar ose janë lëvizur në vijë horizontale nga vendet e punës, ose kemi riformatime të qeverisë dhe organeve ushëheqëse të institucioneve përkatëse dhe të njëjtët njerëz ose skan qenë prezent ose u është ndërruar detyra e punës dhe nuk kanë arritur ta ndjekin atë që e kanë propozuar vetë në hartimin e strategjisë nacionale për pengimin e korrupsionit dhe konfliuktit të interesave, gjë që tregon një diskontinuitet në funksionimin e sistemit shtetëror nëpërgjithësi. Kjo është një gjendje për keqardhje, një gjendje e cila nuk mundëson vazhdimësi në progres dhe në reformim pozitiv të sistemit, por përkundrazi ndodh regres.

Që të parandalohet një dukuri e tillë, unë personalisht e kam potencuar disa herë. Duhet të hiqet një vijë e kuqe mes politikës dhe  profesionalizmit në aspekt të menaxhimit të interesit publik nga institucionet e sistemit dhe nuk duhet të ndodhë që organet udhëheqëse të sistemit të zgjidhen me pazare politike, por sipas merit-sistemit dhe kur kjo të ndodhte, të gjithë ata, të cilët kanë marrë pjesë në një aktivitet konkret si në  rastin e strategjisë nacionale, do të ishin në rrjedha edhe për implementimin e aktiviteteve dhe masave, të cilat i kanë propozuar vetë. Ndërsa pse ndodh ajo që njëherë kishim 20% dhe më pas rënia është 10%, kryekëut ndodh për arsye se kishim riformatime të Qeverisë dy herë me radhë. Shumica mund të mos jenë kompetent dhe humbet shumë kohë derisa të vendosen punët në binar dhe kur vendosen, mund të ndodhë përsëri ndryshim dhe ky kontinuitet përsëri ndërpritet.

Sipas këndvështrimit tuaj si Komision, sa punojnë ose nuk punojnë institucionet për këto rekomandime?

Nuri Bajrami: Derisa nuk e kemi atë vijë të kuqe në mes plitikës dhe profesionalizmit, derisa jemi dëshmitarë të ndërhyrjeve dhe diktateve politike në përzgjedhje, gjykatësish, ish-prokurorësh, etj, të mos flasim për drejtorë e sekretarë. Derisa kjo ndodh aktualisht, derisa ende rezistohet që të rregullohet në mënyrë taksative, me ligj të veçantë përzgjedhja e kuadrove udhëheqëse me merit-sistem apo sipas sistemit të meritës, ne do t’i kemi këto telashe dhe nuk mund të veçojmë, ende nuk mund ta detektojmë vullnetin e mirë, apo gatishmërinë e dikujtë të veprojë ose të mos veprojë. Thjeshtë një ligj për administrimin e lartë shtetëror, faktikisht i kaloi 4 vite që është në tavolinë dhe nuk ka vullnet politik që të sillet dhe derisa reforma në administratë publike është kaq e ngadaltë, derisa ende janë të hapura ventilat për mbushjen e sektorit publik me këshilltarë të ndryshëm, me angazhime me kontrata në vepër, që as që duhet të ekzistojnë në sektorin publik, me punësime të përkohshme, ne kemi një kaos të vërtetë dhe nuk mundemi me precizitet të vlerësojmë se kush është dhe sa është i gatshëm, pasi nuk nënkupton vetëm vullnetin, por edhe ekipimin dhe gatishmërinë institucionale dhe funksionalitetin ashtu siç është e parashikuar me ligj.

Biljana Ivanovska dhe Nuri Bajrami (Antikorrupsion)
Biljana Ivanovska dhe Nuri Bajrami (Antikorrupsion)

Faktikisht, te ne rrallë ndodh që mos t’i kemi informatat në kohë edhe atë për dy arsye. Njëra është se mbledhjet janë kretësisht publike edhe stigmatizimit publik i frigohet gati çdo kujt dhe nga ana tjetër janë gjobat që janë të parashikuara. Për mos-dhënie informatash ka gjoba të caktuara, të cilat ne i shqiptojmë dhe i publikojmë. Kemi komunikim përgjithësisht, ndërsa iniciativat tona kur u dërgohen institucioneve me gjetje, konstatime të caktuara, shpesh argumentohen se nuk e kemi vërtetuar situatën ashtu, nuk është ashtu ose mund të ishte kështu…dmth përher gjindet një mënyrë për të mbrojtur pikërisht kuadrot, të cilat janë emëruar politikisht dhe kanë kaluar filtrin e merit-sistemit. Derisa partitë e politika do të vazhdojnë në këtë drejtim, do të kemi konfuzion dhe nuk do ta kemi të qartë rrugën dhe nuk do të mund të identifikojmë institucionet, të cilat sinqerisht janë reformuar ashtu siç duhet dhe janë në nivel të detyrës. Ajo që, besimi në gjyqësi dhe në sistemin gjyqësor është vetëm 4% tregon se alarmi është ndezur dhe punët nuk shkojnë siç duhet. Ajo që ne e konstatojmë nuk është hetuese, aktet tona nuk janë kallëzime penale, nuk janë padi, por janë vetëm iniciativa, që do të thotë se çdo organ duhet të vendosë vetë, por për atë se sa iniciativa janë pranuar është sinqerisht numër shumë i vogël. Pse? Ne mund të shprehim qëndrimet tona subjektive, koha do të tregojë se sa kemi qenë të drejtë për momentin. Sukses nuk kemi, suksesi është shumë minimal.

Edhe ambasadori Geer u shprehur i pakënaqur me luftën kundër korrupsionit, si e vlerësoni qëndrimin e tij?

Nuri Bajrami: Mesazhi është me vend dhe ashtu duhet të ishte.Krejt ajo që e thash deri më tani, bie ndesh me standardet evropiane, bie desh me premtimet politike deri tani te ne, bie ndesh me gjithë atë verbalizëm dhe folklorizëm që e bëjnë partitë politike, ndërsa implementimi mungon. Në bazë të premtimeve, verbalizmit dhe  përmbushjes së obligimeve vetëm në aspekt formal. Sa i përket standardeve të Bashkimit Evropian, BE ka bërë më shumë se është dashur të bëjë këtu në Maqedoni dhe normalisht se pritshmëritë e ambasadorit janë të tilla dhe kjo vërejtje është me vend. Për fatë të keq edhe karshi asaj që flasim, në një farë mënyrë ne çalojmë, vonohemi dhe gati as nuk turpërohemi. Kritika është me vend.

Si janë marrëdhëniet e bashkëpunimit me sektorin joqeveritarë dhe partnerët e jashtëm?

Nuri Bajrami: Sektori jo-qeveritar dhe partnerët e jashtëm e kanë mbështetur pa rezervë KSHPK-në. Gjithë ajo që ka qenë obligim i vetë shtetit, që e ka sjellë ligjin dhe e ka formuar këtë Komision, e kanë kryer të huajt. Do të thotë ajo që neve na ka munguar vazhdimisht, pajisje të veçanta për kryerjen, realizmin e kompetencave tona, si pajisje softuerike, kompjuterike dhe mbështetje tjetër, ne e kemi fituar me projekte dhe një ndër mbështetësit të shumë projekteve ka qenë edhe OSBE dhe vazhdon të jetë. Ajo që u formalizua si memorandum, vetëm e konfirmon një bashkë[punim të deritanishëm, shumë të frytshëm dhe që duhet të vazhdojë edhe më tej dhe memorandume të tilla janë vetëm për ta bërë sa më efikas bashkëpunimin dhe për ta ngfritur në nivel sa më të lartë, afirmativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button