Cameron mban sot mbledhjen e fundit të kabinetit

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, do të kryesojë sot takimin e fundit të kabinetit, pasi nga e mërkura udhëheqjen e qeverisë do ta marrë Theresa May.

Cameron do të paraqesë nesër dorëheqjen te Mbretëresha, ndërsa May, e cila ka qenë sekretare e Mbrojtjes qysh në vitin 2010, do të emërojë ekipin e saj ministror, njofton REL.

May ka thënë se është e nderuar që merr përsipër këtë detyrë dhe se do të nxjerrë sukses nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Cameron, kryeministër qysh në vitin 2010, ka vendosur të tërhiqet, pasi Britania, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button