Cameron: Populli britanik nuk guxon t’ia kthejë shpinën Evropës

Kryeministri britanik David Cameron ka shfaqur shpresën se negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) do të jenë konstruktive, duke theksuar se populli britanik “nuk guxon t’ia kthejë shpinën Evropës”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këto vende janë fqinjët, miqtë, aleatët dhe partnerët tanë”, deklaroi Cameron pas ardhjes në Samitin e BE-së në Bruksel ku do t’i lajmërojë liderët evropianë për rezultatet e referendumit në të cilin votuesit britanik të enjten votuan daljen nga BE-ja.

“Sinqerisht shpresoj se do të vendosim raport sa më të mirë të mundur në aspektin e bashkëpunimit tregtar dhe të sigurisë, sepse kjo është gjë e mirë edhe për ne edhe për ata”, tha Cameron.

Ai më herët sinjalizoi se në samitin e sotëm nuk do thirret në Nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, me çka do të duhej zyrtarisht të fillojë shkëputja e Britanisë së Madhe nga Unioni.

Kryeministri britanik të premten, disa orë pas shpalljes së rezultatit të referendumit në të cilin britanikët votuan për daljen e vendit të tyre nga BE-ja, paralajmëroi se do të jep dorëheqje e cila do të hyjë në fuqi në muajin tetor, duke vlerësuar se më së miri procedurën e shkëputjes nga BE-ja ta fillojë qeveria e re. Parlamenti Evropian i bëri thirrje Britanisë që sa më parë të fillojë procesin e daljes nga BE-ja.

“Vullneti i qytetarëve doemos duhet të respektohet plotësisht, duke filluar nga aktivizimi sa më parë i nenit 50”, theksohet në rezolutën të cilën sot e miratuan deputetët e PE-së në seancë të jashtëzakonshme. Për rezolutën votuan 395, kundër ishin 200, ndërsa 71 deputetë ishin të përmbajtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button