BE-ja përgatitet të diskutojë “të ardhmen pa Britaninë”

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Donald Tusk njoftoi se pas vendimit të Britanisë së Madhe për daljen nga BE-ja do të propozojë mbajtjen e e një samiti në muajin shtator për të diskutuar mbi të ardhmen e Unionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Tusk ka bërë disa vlerësime para Samitit të BE-së në Brusksel. Ai vuri në dukje se respektojnë referendumin e mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar por që duhet të tregohet edhe respekt ndaj rregullave të BE-së.

“Sipas marrëveshjeve qeveria britanike është e detyruar të nisë procesin e daljes nga BE-ja. Kjo është rruga e vetme ligjore. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë”, tha ai.

Ndër të tjera Tusk ka theksuar se janë të gatshëm për të nisur procesin e daljes së Britanisë nga BE-ja. “Sigurisht që këtë nuk e shpreh me një entuziazëm. Ky nuk është skenari që ëndërronim. Kemi procedura neto (të qarta). Por pa patur një njoftim zyrtar të Britanisë nuk mund të fillojmë negociatat”, tha ai.

Tusk pas vendimit për daljen nga BE-ja e ka ndier veten “si braktisja e shtëpisë nga një person i afërt”.

“Unë në këtë ndjenjë nuk jam vetëm. Ajo që u bë u bë. Duhet të vazhdojmë”, tha kreu i Këshillit Evropian.

Ndër të tjera Tusk ka njoftuar se sot do t’u propozojë liderëve që në muajin shtator të mbahet një samit në Bratisllavë të Sllovakisë e cila do të ketë presidencën e ardhshme për të diskutuar të ardhmen e BE-së pas referendumit në Britani.

Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk, në lidhje me rendin e ditës së sotme përveç referendumit të Britanisë tha se do të diskutohen edhe çështjet si kriza e refugjatëve, migrimi i parregullt, bashkëpunimi me NATO-n dhe marrëveshja e Minskut ndërsa ditën e nesërme do të zhvillohet një bisedim jo-zyrtare me liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së pa Britaninë e Madhe.

Liderët e vendeve të BE-së në takimin e Këshillit Evropian (Samiti i BE-së) gjatë diskutimeve do të vendosin një pozicion të përbashkët për rezultatin e referendumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button