Shkëndija me juniorë në Kupën “Pavarësia 2013’

Në edicionin e pestë të turneut “Kupa e Pavarësisë 2013” që zhvillohet në Vlorë me 28 nëntor, pjesëmarrëse do të jetë edhe Shkëndija e Tetovës nga Maqedonia, Prishtina, Otranto e Ulqinit dhe ekipi KF Laçi.

Skuadra e Shkëndijës në këtë turnir mbarëkombëtar që tradicionalisht mbahet me rastin e ditës së flamurit, për shkak të agjendës së ngjeshur në kampionat (sot luan ndeshjen me Napredoku, të dielën me Pelisterin), në Vlorë do të udhëtojnë me një skuadër të kombinuar, kryesisht e përbërë nga lotari të gjeneratës së juniorëve, të përforcuar me tre futbollist nga formacioni i parë Ilir Xhemaili, Kushtrim Alili dhe Muhamed Ziberi, ndërsa do të drejtohet nga trajneri Ejup Sulejmani.

Shkëndija për të katërtën herë është pjesë e turneut “Kupa e Pavarësisë 2013”. Në edicionin e katërt që u mbajt në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, fituese doli pikërisht ekipi i Shkëndijës, ndaj edhe obligim i ekipit që do të merr pjesë është që të mbrojë kupën e fituar vitin e kaluar. Të theksojmë se në edicionin e dytë Kupa e Pavarësisë fitues ka dalë skuadra e Renovës, ndërsa dy herë kanë dalë fitues Flamurtari i Vlorës dhe njëherë ekip Hysi .

Ekipi për në Vlorë do të udhëtoj të mërkurën në orën 11:30, ndërsa do të kthehet pas përfundimit të turneut.

Lajme të ngjashme

Back to top button