Mirënjohje për Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore në Shkup

Me rastin e festave të nëntorit, drejtuesit e institucionit nacional “Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe” – Manastir, i ndanë sot një mirënjohje të veçantë Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Shkup, për bashkëpunim të suksesshëm në realizimin e projekteve të rëndësishme kulturore dhe shkencore.

Gjatë ndarjes së mirënjohjes, drejtori i Muzeut të Alfabetit, Gazmend Hoxhaj, theksoi kontributin e madh që po jep ITSHKSH, në ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore e historike, siç është edhe muzeu i Kongresit të Manastirit, i cili gjithnjë e më tepër po konsolidohet dhe afirmohet në botën shqiptare dhe po e zë vendin e vetë të merituar.

Drejtori i ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli, e falënderoi Gazmend Hoxhajn  për këtë mirënjohje, duke e siguruar atë se instituti jonë të do të vazhdojë të jep ndihmën e vetë profesionale në drejtim të rrugëtimit të mbarë të Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Në këtë drejtim, theksoi Zekolli, në vazhdë është edhe realizimi i disa projekteve tjera të përbashkëta mes këtyre dy institucioneve, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e kulturës dhe shkencës shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button